Manchester United përmbys Tottenham dhe shkon në finale të Kupës

21/04/2018 20:30

Manchester United është skuadra e parë finaliste e Kupës së Anglisë. ‘Djajtë e Kuq’ eliminuan Tottenham teksa e mundën në Wesmley me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku skuadrës së Mourinhos iu desh të bënte një përmbysje në rezultat.

Kjo sepse ishte skuadra londineze ajo që kaloi në avantazh me anë të Dele Allit në minutën e 11. Manchester United barazoi me Alexis Sanchez në të 24, ndërkohë që në pjesën e dytë përmbysi rezultatin e ndeshjes me Ander Herreran, që shënoi golin e dytë për të. 

Në finale Manchester United do të përballet me fituesen e çiftit Chelsea-Southampton.

Top Channel