Prokurorian e Elbasanit nis procedimin për rafinerinë e përpunimit të naftës në Balldren, pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit ka ndotur ambjentin.

Ka qenë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit që kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Subjekti në fjalë gjatë ushtrimit të aktivitetit, mbetjet e përpunuara toksike i shkarkonte në natyrë, duke ndotur ambjentin dhe ujërat në përroin e fshatit Balldren, në Papër të Elbasanit.

Bëhet me dije që po vazhdojnë veprimet verifikuese për ndotjen e ujërave dhe ajrit edhe për 3 subjekte të tjera, që ushtrojnë aktivitet në zonën e Metalurgjisë Elbasan.

Top Channel