Bayerni i Mynihut do të përballet sërish me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve, këtë radhë në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

Nuk janë të paktë ata që thonë se kjo përballje do të jetë edhe ajo mes Cristiano Ronaldos e Robert Lewandowskit, të cilët janë analizuar nga trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Jupp Heynckes.

“Ronaldo e Lewandowski nuk mund të krahasohen. Lewandowski luan gjithnjë me shpinë kundrejt kundërshtarit, kurse Ronaldo vjen nga krahu i majtë dhe manovron mes linjave, që e bën atë të krijojë raste si një qendërsulmues”, tha trajneri veteran për “Sport Bild”.

Vlen të theksohet se Cristiano Ronaldo ka shënuar 15 gola në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Në të njëjtën kohë, ai ka edhe një rekord tjetër për këtë kompeticion, pasi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi, diçka që nuk e ka arritur asnjë futbollist.

Top Channel