“Dua të të bëj të lumtur” i jep lajmin fantastik çiftit, pas 6 vitesh përpjekjeje do të bëhen prindër

21/04/2018 21:25

Ndryshe nga puntatat e shkuara, këtë mbrëmje programi “Dua të të bëj të lumtur” nisi me një histori të veçantë. Për herë të parë në një program televiziv, një grua mori lajmin më të bukur të jetës së saj, më në fund ajo do të bëhet nënë.

Kjo ishte historia e Bukurijes dhe Ilirit, çiftit nga Tirana që ishin martuar para shumë vitesh, por fatkeqësisht nuk ia kishin arritur që të bëheshin prindër. Vështirësitë ekonomike e kishin penguar çiftin që të provonin fertilizimin In vitro.

Por dëshira e një nëne për të parë të lumtur dhe me fëmijë djalin e saj e kishin shtyrë nënë Fiqereten që t’i drejtohej programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo i kishte kërkuar programit që të mundësonte realizimin e procesit In vitro.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i ishte përgjigjur kërkesës së nënë Fiqeretes mundësoi Bukurien që të realizonte fertilizimin, si dhe e ndoqi procesin hap pas hapi. Arbana Osmani kishte ftuar në studio doktorin turk që kishte ndjekur rastin e tyre. Ai i dha çiftit lajmin më të bukur të cilin ata e prisnin prej kohësh. Procesi i fertilizimit kishte dalë me sukses, më në fund Bukuria ishte shtatzanë dhe po priste një fëmijë.

Kur Arbana i pyeti se çfarë donin që të kishin nënë Fiqeretja u shpreh se donte të kishte një nip. “Të jetë çfarë të dojë Zoti, për mua nuk ka rëndësi”, – ishin ndërkohë fjalët e Bukuries.

Dhuratën e parë për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë çifti e mori nga Arbana Osmani.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel