Disiplina dënon Kukësin, paralajmëron Flamurtarin. Dy ndeshje pezullim lojtarit të Laçit

21/04/2018 11:30

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar vendimet e marra gjatë mbledhjes së kësaj të shtune.

Sipas tyre, Kukësi dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në “Zeqir Ymeri”, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve, pretendim për të cilin ekipi vlonjat i Flamurtarit vetëm është paralajmëruar në rast përsëritjeje.

Ndërkohë, lojtari i kurbinasve të Laçit, Ndriçim Shtubina është dënuar për provokim të publikut, me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Vendimet janë gjithsesi të apelueshme brenda 3 ditësh në Komisionin e Apelit të FSHF-së.

Top Channel