“Presidenti Erdogan më ka marrë në telefon. Kemi diskutuar për zhvillimet bilaterale, për atë se nuk ka nevojë për tensionim të situatës. Kosova nuk i takon as Erdoganit e as frymës së gylenizmit”.

Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket çështjes së deportimit të gylenistëve nga Kosova pak kohë me parë.

“Kosova respekton shtetin e Turqisë, nuk mendoj që Turqia është armiku i Turqisë, sepse është nga vendet që e ka njohur Kosovën dhe i ka sjellë njohje. Unë respektoj raportet institucionale me shtetin e Turqisë dhe jo ato ideologjike”, ka thënë ai.

Thaçi është shprehur se për ndalimin e qytetarëve turq është informuar pasi ndodhisë.

“Jam informuar nga autoritetet përkatëse pas ndodhisë. Tërë procesi nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë. Është diçka që është e izoluar. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detaje se çka ka ndodhur dhe në bazë të atij zbërthimi duhet të ndërtohet qëndrimi si shtet”, deklaroi presidenti.

Top Channel