“Trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zonjën Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër”, ishte vendimi i KPK-së.

Përplasja e duarve me ironi ishte reagimi i prokurores Besa Nikëhasani sapo mësoi se nuk e kaloi Vettingun.

Pas këtij reagimi në sallë, prokurorja e Shkodrës tha për gazetarët se do ta apelojë vendimin.

“Unë kam qenë nga ata që duhet vettingu, se na vinte zor të themi ku punon. ILDKPI më ka nxjerrë siç janë të gjitha letrat. Mos harro se ne kemi filluar të deklarojmë pasurinë në 2003. TË betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam dit se duhet deklaruar gjithçka c cfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pahipotekuar në Lezhë. Të gjitha deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen. 10 dynym tokë të bashkëshortit në fshatin Rilë, shko shikoni aty është faktike. Këto lekët e shtëpisë e tokës ku i çova unë? O më gjeni ku i çova lekët, ose ajo shtëpi është e imja. Këtë të pakorruptuar, këtu me shku te Zoti, në Hënë, 100 vjet unë kurrë nuk jam e korruptuar,pastërtinë e figurës kurrë nuk kam shkel dhe më gjeni një dosje që kam shkel. Si të shkojë në punë? Me dhënien e këtij vendimi unë u shkarkova”, tha Besa Nikëhasani.

Top Channel