Në “The Voice’ gjithçka po bëhet gati për një finale të madhe, ku nga gjashtë zëra vetëm njëri do të jetë triumfues dhe do të marrë kupën e artë.

Bëhet fjalë për një natë magjike, që do të gozhdojë publikun sot ne mbrëmje në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.

Finalistët do ta kujtojnë këtë si një eksperiencë që ju ka dhënë bazat në rrugën e shumëdëshiruar të artit.

Ana: The Voice Kids ishte super, super, super!

Pyetje: Pse duhet të të votojë publiku?

Ana: Sepse i dua shumë!

Sindi: Siç na thonë trajnerët tani jemi bërë profesioniste të vërteta.

Pyetje: Pse duhet të votojë publiku për ty?

Sindi: Sepse do të më plotësojnë ëndrrën time më të madhe.

Klea: Kam njohur trajneren time Enedën, që na ka mësuar aq shumë për muzikën, që edhe ato do të mbeten shumë gjatë në memorien time.

Pyetje: Pse duhet të të votojë publiku ty?

Klea: Mund t’u them më votoni, por nëse më pëlqejnë.

Frensi: Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Fakti që unë kam shumë mendime për të ardhmen time dhe dua t’i jap shumë publikut, sepse i dua shumë dhe dua të behëm një artiste shumë e madhe kur të rritem prandaj dua të më votojnë.

Pyetje: Cila ka qenë gjëja që të ka vlejtur më shumë nga “The voice Kids”?

Denisi: Fakti që trajnerët kanë shtypur butonin për mua.Mendoj që publiku do të më votojë ngaqë jap emocione.

Rita: Një ëndërr e bërë realitet. Unë mendoj që publiku duhet të më votojë që unë të realizoj ëndrrën time.

Ashtu siç është premtuar finalja do të jetë një mbrëmje televizive për t’u kujtuar gjatë. E ftuar speciale është Elvana Gjata, një artiste që dikur si këta fëmijë e ka dashur me shpirt muzikën.

“Është një emocion shumë i madh. Jam shumë shumë e gëzuar që jam këtu sot. E kam marë me shumë qejf. Fëmijët janë të jashtëzakonshëm. Edhe do mundohem ta shijoj sa më shumë performancën sot. Të kujtoj edhe unë kohën time dikur”, thotë ajo.

Pyetje: Çfarë këshille do t’ju japësh fëmijëve?

Elvana: Ta duan me shpirt atë që bëjnë dhe të jenë vetvetja. Askush tjetër.

Ajo premton se nuk do të ndalet

“Do ketë paralelisht projekte si në tregun ndërkombëtar, si në tregun tonë, kështu që nuk do të ndalem, kjo është e sigurtë. Përzgjedhja për finale? Patjetër nga albumi 3”, tregon ajo.

Bëhuni gati për një shpërthim zërash që prej kohësh ju kanë emociunuar e që sot do ju sjellim emocionin final.

Top Channel