Televotimi i parë është mbyllur, e nga ai janë zgjedhur edhe tre zërat më të mirë që kanë marrë më tepër vota.

Nga secila skuadër vetëm nga një artist do ta vijojë garën për çmimin e madh.

Denisi, Frensi dhe Rita janë tre konkurrentët që do të ngjiten edhe njëherë në skenën e “The Voice” mbrëmjen e sotme për të dhënë më të mirën e tyre, këtë herë për të përcaktuar fituesin.

Votat janë akumulative, çka do të thotë që votave nga televotimi në fazën e parë do t’u bashkohen edhe votat e televotimit të fazës së dytë dhe artisti me më tepër vota do të shpallet edhe zëri më i mirë i këtij edicioni të dytë të ‘The Voice Kids’.

Top Channel