Autobusi përplaset me karrotrecin, në gjendje të rëndë disa pasagjerë

20/04/2018 18:37

Një autobus me pasagjerë është përplasur me një karrotrec me ngarkesë pasditen e së premtes në afërsi të Urës së Milotit.

Bëhet e ditur se nga aksidenti nuk ka pasur pasoja me jetë njerëzish, por disa pasagjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident është i linjës Rubik-Tiranë.

Top Channel