Foto arkiv

Një furgon ka përplasur dhe ka plagosur rëndë një 14-vjeçar në rrethin e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lusen, rreth 40 kilometra nga qyteti i Kukësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të premteje.

Gjendja e 14-vjeçarit me inicialet I.L. është e rëndë dhe ai është dërguar me helikopter drejt Tiranës, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kukës.

Top Channel