Ricciardo shikon mundësitë e tjera, pavarësisht fitores me Red Bull

19/04/2018 10:03

Vetëm pak ditë pas fitores së parë sezonale, Daniel Ricciardo ka shfaqur dyshimet e tij për të vazhduar më tej me Red Bull.

Australiani u nis nga vendi i gjashtë në Çmimin e Madh të Kinës, duke i befasuar të gjithë edhe falë strategjisë. Ricciardo është në vitin e fundit të kontratës me Red Bull dhe për të janë të interesuar Mercedes dhe Ferrari.

“Dua të jem në makinën më të mirë. Kjo fundjavë tregoi se kam mundësinë ta tregoj atë. Mendoj se mund ta mbaj atë presion dhe intensitet. Nëse fitojmë edhe disa gara të tjera kjo e bën shumë tërheqëse garimin me Red Bull, në të kundërt duhet të shikoj të tjera mundësi”, tha Ricciardo në një intervistë për CNN.

Top Channel