PSG përgatit revolucionin, 6 futbollistë bëjnë gati valixhet

19/04/2018 03:08

Pavarësisht milionave të pafundme të shpenzuara në çdo sezon merkatoje, Paris Saint Germain nuk po ia del të fitojë në Europë, teksa edhe këtë vit u mjaftua vetëm me kampionatin francez, ku vendosi diktatin.

Gjithsesi, duket se edhe këtë verë, klubi francez do të kalojë një tjetër revolucion, teksa mediat pranë skuadrës raportojnë se plot 6 futbollistë janë me valixhet gati.

Bëhet fjalë për Meunier, Cavani, Kurzawa, Di Maria, Pastore dhe Thiago Silva, futbollistë të cilët janë në pritje për të njohur destinacionin e tyre të ri.

Nga ana tjetër, klubi po punon për t’i zëvendësuar këta futbollistë me të tjerë emra me peshë të futbollit botëror, si Paul Pogba, Antoinne Griezmann, etj.

Ndërkohë thuajse është përcaktuar edhe e ardhmja e trajnerit Emery, që duket e do të largohet drejt Spanjës, për të marrë drejtimin e Real Sociedadit, ndërsa kandidatët për stolin e PSG-së janë italianët Conte, Allegri dhe Ancelotti.

Një rebus mbetet e ardhmja e yllit brazilian Neymar, që pas vetëm një sezoni në Francë, duket se ka mbetur i pakënaqur dhe ka kërkuar të ndërrojë destinacion.

Top Channel