Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga Shushica, për dhunë në familje.

Lano Selimaj, prej disa kohësh ishte papunë dhe kishte shfaqur probleme mendore. Ai u arrestua në shtëpinë e tij, pasi për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikologjike ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, V.B., 34 vjeçe.

Gjithçka ka ndodhur në sytë të fëmijëve të tyre. “U krye arrestimi i tij pasi në banesë, për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikike, si dhe në prani të fëmijëve, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases V.B., 34 vjeçe”, njofton policia e Vlorës.

Top Channel