Conte shqetësohet nga telefonata e bashkëshortes, gjatë konferencës për shtyp

19/04/2018 16:53

Në konferencën për shtyp të trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, në prag të ndeshjes me Burnleyn në Premier League, nuk munguan të papriturat.

Ndërsa italiani ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, u dëgjua zilja e telefonit të tij dhe rezultoi se ajo që e bënte këtë telefonatë ishte bashkëshortja e Contes.

“Më falni, është bashkëshortja ime, telefonon gjithnjë në momentin më të keq”, tha Conte. “Kërkoj ndjesë, edhe unë do të isha mërzitur nëse kjo do t’i ndodhte ndonjërit prej jush”.

Në atë moment u krijua një situatë e tillë, ku gazetarët nuk nguruan të lëshojnë batuta në drejtim të Contes, që gjithsesi e kishte gati përgjigjen.

“Ndoshta ju mund të më gjobisni”, tha Conte, që shpërtheu në të qeshura për atë çfarë ndodhi gjatë konferencës së tij të shtypit.

Top Channel