Lëngjet e frutave apo smoothie-t janë recetat kyçe nëse doni të hyni në një dietë detox.

Sot do t`ju sugjerojmë dy receta smoothie me bazë lakrën pazi shumë e pasur me antioksidantë, hekur dhe fibra.

Receta e parë krahas pazisë përmban :

Selino

Kurkuma

Xhinxher

Majdanoz

Mente

Mollë jeshile

Kastravec

Limon

Fillimisht përgatisim bazën e smoothie-t, e cila bëhet me kastravec, mollë jeshile dhe gjysmë limon. I shtrydhim përbërësit dhe vijojmë me selinonë. Sapo baza e smoothie-t të jetë gati merremi me produktet e tjera. Hedhim pazinë në blender, xhinxher , kurkuma, majdanoz dhe mente për aromë. I shtojmë lëngun që përgatitëm pak më parë, i vendosim në blender për pak minuta  dhe smoothie është gati. Ky detox është mirë të konsumohet në mëngjes ose pas aktivitetit fizik.

Receta e dytë sërish me bazë lakrën pazi dhe përmban:

Portokalle

Limon

Mango

Për përgatitjen e këtij smoothie me agrume fillimisht hedhim në një blender pazinë, mangon dhe limonin e qëruar nga lëkura. Është kaq i thjeshtë dhe në pak minuta do të keni një smooth jo vetme detox por edhe të shijshëm.

Top Channel