Facebooku ka filluar t’u kërkojë përdoruesve europianë dhe kanadezë të lejojnë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për t’i identifikuar ata në foto dhe video.

Gjiganti i rrjeteve sociale e ka nisur fillimisht në vitin 2011 identifikimin përmes fytyrës te përdoruesit jashtë Kanadasë, por e ndërpreu vitin pasues nismën e tij për qytetarët e BE-së, pas protestave të shumta nga rregullatorët dhe aktivistët e privatësisë.

Kërkesa e re është një prej disa mundësive të parashtruara e pritet që dhe kjo masë të ngjallë debate të mëdha.

Një skandal i lidhur me privatësinë është pikërisht ai që e tronditi nga themelet kompaninë amerikane, e që e çoi deri në Kongres çështjen e përdorimit të të dhënave të saj nga firma konsulente britanike “Cambridge Analytica”.

Rrjeti social po përballet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara me një aktpadi të lidhur me përdorimin e teknologjisë së identifikimit të fytyrës pa pëlqimin specifik të përdoruesve.

Sipas Silkie Carlo, drejtor i grupit britanik të lirive civile, “Big Brother Watch”, identifikimi biometrik dhe gjurmimi i miliarda fotografive në platformë shton rrezikun që i kanoset privatësisë së përdoruesve.

“Facebooku, – këmbëngul ai, – duhet të tregojë se ka mësuar të respektojë ligjin, e jo të na lërë të kuptojmë se mund t’i çojë në nivele të reja aftësitë e veta gjurmuese”.

Top Channel