Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, duke vënë në pranga tre persona.

Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç, dhe Xhulio Koprencka, 23 vjeç janë arrestuar pasi në bazë të hetimeve është zbuluar se në bashkëpunim me njeri tjetrin shisnin kanabis, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

25-vjeçari Kurti, në momentin e ndalimit nga polica në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me kanabis gati për hedhje në treg.

Gjithashtu në shtëpinë që ata kishin marrë me qira janë konstatuar Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës material dhe 801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

Top Channel