Lagja pa rrugë në Lezhë, banorët: Bashkia s’na zgjidh problemin

17/04/2018 12:26

Banorët e një blloku të ri banimi në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës ankohen për mungesën e infrastrukturës.

Ata kanë dërguar në “Ti Raporton” në Top Channel, pamje nga rruga e pashtruar, e cila sipas tyre, gjatë gjithë vitit është me baltë ose me pluhur.

Ndonëse ky bllok në letra rezulton i urbanizuar ka mëse një vit që për të shkuar në shtëpi, banorëve u duhet të kalojnë në baltën e krijuar nga ujërat e zeza që kanë dalë në sipërfaqe.

Kur ka reshje shiu, thonë banorët, këtu mund të lëvizet vetëm me varka. Ata thonë se detyrohen ta bëjnë publike këtë çështje pasi kanë trokitur në shumë dyer. Por që nga kryetari i bashkisë e deri tek ujësjellës kanalizime, që të gjithë i kanë përcjellë me fjalë të mira, por zgjidhje, siç thonë ata, vetë nuk kanë gjetur.

Top Channel