Kosovë, LDK kërkon hetim për fondet e ndara nga qeveria

17/04/2018 14:42

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbledhur firmat e 40 deputetëve dhe ka proceduat kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

Në njoftimin e LDK thuhet se kohë më parë mediat në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese.

Për më tepër letra e publikuar e Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime.

Top Channel