Nëse në Kinë Ferrari zhgënjeu duke humbur një garë që e nisi si favorite, ‘kokëkuqja’ vazhdon të jetë makina e shpejtësisë e preferuar nga të gjithë. Dhe në fakt modeli i ri Ferrari 488 Pista është një mrekulli më vete. Pak ditë më parë këtë mrekulli të automobilizmit e testoi në pistë edhe Valentin Rossi.

Por çfarë ka të veçantë makina Ferrari 488 Pista? Kjo makinë në raport me modelin e thjeshtë është rreth 90 kilogramë më e lehtë. Ndër të tjera kjo makinë ka 50 kuaj/fuqi më shumë, të prodhuara nga motori V8 turbo 3.9 litra.

Përsa i përket shpejtësisë Ferrari 488 Pista nga 0-100 km/h i arrin në 2.85 sekonda, ndërsa 0-200 në vetëm 7.6 sekonda, për një total të 340 km/h.

Ferrari bëri prezantimin e kësaj makinë në Sallonin e Gjenevës dhe ajo që nuk është zbuluar për momentin është çmimi i shitjes. Modeli i zakonshëm Ferrari 488 fillon me 210 mijë euro, Ferrari 488 Pista… duhet të presim.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel