Rrallëherë ndodh që të ndeshesh përballë një oferte për të pirë diçka gjatë një fluturimi. E kur kjo gjë bëhet nga vet shefi ekzekutiv i kompanisë, me të cilën je duke udhëtuar, situata bëhet edhe më e rrallë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur gjatë një fluturimi të drejtpërdrejt nga Liverpooli drejt Dublinit, që faktikisht ishte 10 minuta me vonesë.

Michael O’Leary, administrator i deleguar i “Ryanair” u ngjit në bordin e avionit, e jo vetëm që kërkoi personalisht ndjesë ndaj pasagjerëve, por u ofroi të gjithë atyre diçka për të pirë.

Motivi që fshihet pas gjithë kësaj mirësjelljeje? Triumfi i një prej kuajve të O’Leary gjatë garimit më të famshëm për kuaj, “Grand National”, të mbajtur pikërisht në Liverpool.

Top Channel