“Vilat”pa rrugë; Lagjja e ish-udhëheqësve në Pogradec e degraduar

16/04/2018 12:22

Prej vitesh kjo rrugë në Pogradec është bërë e njohur si Rruga e Vilave. Panoramika e saj dhe ndërtimi i vilave qeveritare para viteve ’90 e bënin mjaft të veçantë për kohën, por duket se degradimi e ka bërë që të jetë larg çdo elementi që mund ta bëjë atë të quhet rrugë.

Ky segment lidh qytetin e Pogradecit me Tushemishtin por sot ka vetëm gropa në asfalt dhe balta në vend të trotuareve. Banorët tregojnë se prej vitesh nuk është vënë dorë në këtë pjesë të qytetit ndërsa vizitorët zhgënjehen sa herë kalojnë nëpër këtë rrugë.

“As nuk e kanë rregulluar, ta kishin bërë të paktën me trotuar. Shumë keq është”, shprehen disa prej personave që frekuentojnë këtë rrugë.

Në prag të sezonit turistik duket se neglizhenca për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e kësaj rruge do të jetë vështirësua më e madhe për turistët dhe pushuesit që zgjedhin Pogradecin.

Top Channel