Për herë të parë në Europë do të ketë një modifikim gjenetik të njeriut, pasi autoritet rregullatore dha lejen për terapinë e pastrimit të ADN-së.

Një sëmundje e gjakut, e njohur beta talasemia, e cila redukton prodhimin e hemoglobinës, do të kurohet duke përdorur këtë terapi.

Hemoglobina mbart oksigjenin që ka nevojë trupi për qelizat dhe në rastin e kësaj sëmundje pamjaftueshmëria e tij lë deformime kockore, anemi, rritje të ngadaltë, lodhje dhe frymëmarrje e vështirë.

Shkencëtarët e kompanisë bioteknologjike, Crispr, shpresojnë se mund të ndryshojnë kodin e trupit për të ndaluar mutacionet gjenetike dhe të rikthejë një nivel të shëndetshëm të hemoglobinës.

Kjo sëmundje është e para që trajtohet duke përdorur këtë metodë në Europë, dhe ekspertët thonë se autoritetet e dhanë lejen, por testimet do të bëhen jashtë trupit të njeriut.

Procese të ngjashme ka pasur dhe në Kinë, por ata nuk kanë të njëjtat rregulla shtrënguese si Europa dhe SHBA. “Do të shohim pas dhe do të mendojmë se ky është fillimi real i terapisë gjenetike”, ka thënë profesori Robin Lovell-Badge.

Kjo lloj terapie është përdorur për 30 vjet pasi mjekët kanë plotësuar ADN-në e dëmtuar të qelizave për të rritur efektivitetin e tyre. Por puna që po zhvillohet nga Crispr mund të jetë një zgjidhje afatgjatë, duke treguar se është më i lirë. Terapia përdor mekanizmin natyral të mbrojtjes të baktereve, që mbart rreze virusesh vdekjeprurëse në mënyrë që ata t’i njohin ato.

Nëse ato vijnë në kontakt me virusin janë të afta të lëshojnë një enzimë duke e sulmuar dhe duke e prerë kodin në atë formë. Shkencëtarët e kanë marrë këtë dhe kanë krijuar mekanizmin e tyre prerës i cili zhduk zonat e mutuara të ADN-së. Sidoqoftë, me gjithë shpresën që një ditë ky trajtim të përdoret tek njerëzit, testimet do të kryhen jashtë trupit të njeriut. Qelizat burimore do të hiqen nga trupi dhe do të rriten në laborator para se të rrisin nivelin e hemoglobinës së fetusit.

Top Channel