Protesta për teatrin. Shfaqet dokumentari që tregon se si artistët e Romës mbrojtën godinën

16/04/2018 20:32

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mblodhi edhe këtë të hënë intelektualë, artistë dhe qytetarë të interesuar për çështjen e Teatrit Kombëtar. E reja ishte që u shfaq një dokumentar që tregon se si artistët në Romë u mblodhën për mbrojtjen e një godine të teatrit duke qëndruar vetë aty.

Aktori i shquar Robert Ndrenika tha: “Të na lënë edhe 70 vjet të tjera kështu siç jemi, pasi i shtyjmë. Këtu vjen era kusari, vjen era hajdutllëk”.

“Jemi në shi dhe nuk futemi dot brenda sepse drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet dhe do lëpijë edhe 4 vjet të tjera, na mbylli derën”, u shpreh aktori Arben Derhemi.

Artistët thonë se nënshkrimi i një memorandumi mes skenës së pavarur kulturore dhe Ministrisë së Kulturës, nuk prek qëndrimin e tyre për mbrojtjen e teatrit.

Top Channel