Me paraqitjet që ka shfaqur në këtë sezon ai ka ngjallur interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, madje gjigandët e Realit të Madridit janë vendosur në rradhë të parë për të marrë shërbimet e tij në merkaton e verës

Megjithatë për të qetësuar tifozët e Romës dhe për të lënë mënjanë disi zërat e merkatos në këtë fund sezoni shumë të rëndësishëm për skuadrën verdhekuqe, ka menduar presidenti James Pallotta i cili menjëherë pas derbit të kryeqytetit italian ka folur për të ardhmen e portierit brazilian Allison.

Fillimisht Pallotta u pyet nëse është i kënaqur që nuk lejoi largimin e Edin Dzekos në merkaton e janarit, me sulmuesin që kërkohej nga Chelsea por që tashmë po shkëlqen me Romën. “Është e rëndësishme për një klub të dëgjojë të gjitha ofertat por për Edin nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete kanë qenë vetëm disa telefonata”, theksoi Pallotta duke iu referuar interesimit të Chelsea-it për bomberin boshnjak.

Për Allison, presidenti i Romës shtoi:” Nuk e kuptoj përse vazhdoni të më pyesni në lidhje me të. Nuk kemi asnjë qëllim për të shitur Allison. Kur e morëm te Roma mendonim se ishte një portier i madh dhe mesa duket kishim të drejtë, nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet”, nënvizoi James Pallotta.

Top Channel