Një 13-vjeçar për t’u marrë shembull nga profesionistët – VIDEO

16/04/2018 16:38

Është vetëm 13-vjeç, por me veprimin e bërë është me të vërtetë për t’u marrë shembull nga futbollistët profesionistë.

13-vjeçari, lojtar i ASD La Pelota Aprilia në Itali, fitoi një 11-metërsh të akorduar nga arbitri, megjithatë ai ishte i mendimin se kundërshtari nuk i kishte shkaktuar faull.

Edhe pse arbitri e akordoi penalltinë, ishte sërish 13-vjeçari, i cili e goditi topin jashtë, duke fituar menjëherë duartrokitjet e të pranishmëve.

Top Channel