Michael Jordan kërkon trajnerin italian për Charlotte

16/04/2018 09:40

Mosarritja e kualifikimit për në Play Offs ka shtyrë drejtuesit e Charlotte Hornets të nisin që tani seriozisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Në fakt skuadra në pronësi të Michael Jordan ka vendosur që të bëjë një revolucion të plotë. Drejtori i Përgjithshëm Mirch Kupchak ka vendosur që fillimisht të largojë trajnerin Steve Clifford, ndërsa më parë ka marrë leje nga San Antonio Spurs për të intervistuar ndihmësin e Gregg Popovich, Ettore Messina

Italiani prej 4 sezonesh është ndihmës i Popovich në pankinën e Spurs, pas një eksperience të shkëlqyer në Evropë. Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve Messina do të jetë i pari trajner jo-italian që merr detyrën head coach në NBA.

Lajmin që Michael Jordan ka kërkuar këtë lëvizje e ka bërë publik Adrian Wojnaroski për ESPN.

Top Channel