Një debat me fjalë ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku një 35-vjeçar ka qëlluar tre persona.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11.30 në një lokal në lagjen “Karbunarë” të Lushnjes, ku E. SH, 35 vjeç ka plagosur L. Ç., 20 vjeç dhe A. Ç., 23 vjeç, si dhe një 15-vjeçar nga Karbunara.
Të tre të plagosurit ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur”, thotë policia e cila bën të ditur se ka arrestuar 28-vjeçarin Pupi.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.SH.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal , dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

Top Channel