Apple ka ndërtuar një version sekret të iPhone X që nuk është publikuar kurrë. Ky iPhone misterioz nuk është folur asnjëherë nga Apple dhe është zbuliar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të deklasifikuara.

Vitin e kaluar Apple zbuloi iPhone X, smartphone-i më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm se kurrë. Ai është në ngjyrat e zakonshme, Silver apo Space Grey, por ka dhe një model të tretë sekret gjithashtu. Sipas dosjes së publikuar nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka dhe iPhone X Gold.Pamjet që ka dosja, të cilës i duheshin 180 ditë për tu deklasifikuar, tregojnë modelin nga disa kënde.

Telefoni mendohet se ka “ngecur” për çështje prodhimi, prandaj Apple e ka hequr këtë ngjyrë, për të mos i shtuar vetes dhimbje koke. Megjithatë nuk është ende e qartë sa vonë është marrë ky vendim. Para publikimit të famshëm, u përfol që Apple do të nxirrte produktin me tri ngjyra. Edhe më herët ngjyra “gold” ka qënë si mundësi për pajisjet iPhone.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel