Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçareje ka ndodhur pak pas orës 08:00 në dalje të tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan.

Viktima është Xh.G, e cila po udhëtonte me bashkëshortin e saj 60 vjeçarin I.G.

Nga hetimet paraprake rezulton se 60-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga ku duke u përmbysur. Ata u transportuan në spital, ku 55-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel