Një 13 vjeçar ka zbuluar një  thesar të vërtetë në Gjermani, që mund t’i përkasë mbretit që futi krishterimin në Danimarkë.

René Schön dhe studenti i tij, Luca Malaschnitschenko, po kërkonin thesare me një pajisje që dikton metale.

Ata ndodheshin në ishullin verior Rugen, këtë janar, kur gjetën diçka që në fillim u duk si copëz alumini, pa vlerë.

Por më pas doli se ishte argjend, ndaj arkeologët nisën të gërmojnë të gjithë zonën, duke zbuluar thesarin që duket se ka lidhje me mbretin danez Herald Gormsson.

FOTO GALERI
2/8
Po, teknologjia “Bluetooth” që keni sot në celularë u quajt ashtu prej këtij mbreti. Ai bashkoi fiset daneze dhe parimi i teknologjisë ishte bashkimi.

Top Channel