Masakër në pyjet e Pukës, banorët denoncojnë prerjen e paligjshme

14/04/2018 21:35

Banorët e fshatit Ludricë të Njësisë Administrative Iballë në Pukë denoncojnë masakrën në pyjet e zonës.

Ata dërguan në “T’i Raporton në Top Channel”, pamjet e filmuara sipas tyre në pyjet me dru ahu të prera ilegalisht.

Sipas banorëve, kjo masakër mjedisore ndodh çdo ditë prej shumë kohësh tashmë. Ata akuzojnë punonjësit e ndërmarrjes pyjore se të korruptuar nga abuzuesit, mbyllin sytë për prerjen e masive të ahut dhe kamionëve që ngarkohen çdo ditë në vendin e quajtur kryqi i Prendë Gjokës në Ludricë.

Top Channel