Kryesia e PD për statutin, Imami: Të përcaktohet kur jep dorëheqjen kryetari

14/04/2018 21:36

Ashtu siç Top Channel kishte paralajmëruar, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi zyrtarisht me shumicë votash që Kuvendi i 28-29 Prillit nuk do të jetë zgjedhor, por do të fokusohet vetëm te ndryshimet statutore.

Kritikët kërkuan që të përcaktohen saktë rastet dhe modalitetet kur kryetari i Partisë duhet të japë dorëheqjen në rast se humbet zgjedhjet.

Në mbrëmje reagoi edhe Eduard Selami, i cili rezultoi humbës ndaj Bashës në garën për postin e kryetarit.

Sipas Selamit, Basha nuk mund t’i afrojë PD-së fitoren ndaj po ligjëron pengmarrjen me statut.

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Imami kërkoi gjithashtu që të ketë transparencë dhe monitorim mbi shpenzimet financiare të Partisë.

Projekt/statuti pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar të premten e ardhshme më 20 prill, për t’ia kaluar më pas Kuvendit në fund të muajit.

Top Channel