Kosova pro SHBA-së, Haradinaj: Armët kimike ndaj të pafajshmëve, e pafalshme

14/04/2018 10:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh qëndrimin e qeverisë së tij pro sulmeve të Aleatëve Perëndimor në Siri.

Në një postim në Facebook ai thotë se armët kimike ndaj civilëve të pafajshëm është e pafalshme.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, shkruan Haradinaj.

Top Channel