Një 61-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” në Shkodër, dhe për këtë është arrestuar supervizori i ndërtimeve, pasi ishte i paliçensuar.

Burime zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë me dije së është vënë në pranga Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, me detyrë supervizor ndërtimesh i palicencuar. “Gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen”, thotë policia.

Pohja akuzohet për punësim të paligjshëm, fshehje të të ardhurave dhe shkelje e rregullave dhe mbrojtjes në punë.

Top Channel