Profil fals i Erës, Kryemadhi i kërkon prokurorisë të hetojë

12/04/2018 15:02

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi postimin e radhës në Facebook ka sjellë një problem shqetësues, atë të profileve false, pre e së cilës këtë herë është vajza e saj e mitur, Era.

“Ky është një profil fals në emër të Erës, vajzës sime dhe që sot po keqpërdoret në Facebook nga persona të paguar. I bëj thirrje drejtorisë së krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast flagrant abuzimi për një të mitur. Në të njëjtën kohë paralajmëroj ata që keqpërdorin fëmijët e mi se nuk do e kalojnë lehtë këtë akt pervers, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ata që kurrë nuk kanë respektuar familjet e aq më pak fëmijët e tyre”,shkruan Kryemadhi.

Top Channel