E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se: “Kryeministri Rama gënjeu, kur tha se janë përjashtuar tregjet. Në të vërtetë janë të përjashtuar vetëm Hotelet me 4-5 yje”.

Gjatë emisionit ajo foli edhe për arsyen se përse PD mbështet këtë protestë.

“Në Shqipëri ekzistojnë dy tipologji biznesesh: Sipërmarrja e lirë dhe bizneset që janë pranë qeverisë përfitojnë nga paratë e këtyre. Rritja e taksave do të ndikojë konsumin. Mbështetja e protestës lidhet edhe me filozefinë politike. Ne nuk besojmë që 40% e fitimit të sipërmarrësve duhet paguar si taksë, sepse besojmë që biznesi i menaxhon më mirë se shteti. Janë ngritur artificialisht taksat dhe nga ana tjetër po vendosen TVSH. Do rriten edhe shpenzimet për ta. Në Buxhet janë parashikuar 15 milionë $ krahasuar me 140 milionë $ që nxjerr nga TVSH. Është një shifër shumë më e ulët krahasuar me atë që iu fal ARMO-s”, u shpreh Jorida Tabaku.

Top Channel