Subjekti ideal për regjimin totalitar nuk është komunisti i bindur apo nazisti i përkushtuar, por njerëzit të cilët nuk dinë të bëjnë dallimin e vërtetës nga trilli.

Kështu është shprehur Anna Rand. Kohët e fundit është ndezur një debat sa i përket pjesës së ndërtimit muzeal të kampit famkeq të Tepelenës. Arkitekti i projektit Gjon Radovani na shpjegon arsyet pse duhet sipas tij të ndërtohet ky muze.

“Mendoj që muzeu i kampit të punës së detyrueshme në Tepelenë është e domosdoshme të ndërtohet për arsye se në diktaturë puna e detyruar ka qenë një fenomen i përhapur, i cili ka zgjat 50 vjet dhe nuk ka një raprezantat muzeal për këtë. Është më e rëndësishme për shoqërinë e sotme dhe për të ardhmen e këtij vendi. Këto tema ishin dashur të prekeshin menjërë pas rënies të diktaturës”, thotë Gjoni.

Por kjo ishte e pamundur, mbase për shkak të ndjeshmërisë, apo mungesës së guximit për t’u përballur me këto të vërteta. Ndërsa kemi një institucion si Autoriteti për Hapjen e Dosjeve, që është ndërtuar pas 26 vitesh nga rënia e komunizmit. Sipas Radovanit pjesa më e rëndësishmë është që ka të mbijetuar ende që jetojnë.

“Gjëja kryesore është të mbledhim dëshmitë e këtyre të mbijetuarve. Janë dy tre grupe që po merrren, si në Shqipëri ashtu edhe nëpër botë. Po ndërtohen disa grupe shkencëtarëshqë këto dëshmi do t’i trajojnë në aspektin historik, social e jurudik”, thotë ai.

Më 30 gusht 2017 është hedhur hapi i parë për fillimin e punës për Memorialin, me mbjelljen e qiparisave të parë që përkujtojnë të miturit e zhdukur. Ndërkohë që arkitekti Radovani na shpjegon projektin.

“Bëhet fjalë për gjashtë kazerma ushtrie. Dy të parat mendohet të rindërtohen ndërsa i treti do të kthehet në museum real. Ku me artefaktet që po mblidhen nëpër gjithë Shqipërinë, por edhe me intervistat që po mbledhim të bëhet një narracion I historisë së kampit. Pastaj do të vazhdojmë me arkivin dhe bibliotekën dhe pastaj një vend ku njerëzit të kenë mundësi për të qëndruar një natë apo dy netë. Për të përjetuar situatën”, shpjegon ai.

Top Channel