Rehabilitimi i qendrës së Fushë Arrëzit, Qeveria vendos shpronësimin e pronarëve

11/04/2018 18:49

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të shpronësojë pronarët që preken nga rehabilitimi i qendrës së Fushë Arrëzit.

“Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “rehabilitimi i qendrës së qytetit fushë – arës” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendim.

Top Channel