Raporti i Freedom House: Përparim i papërfillshëm për Kosovën

11/04/2018 13:03

Kosova ka shënuar një progres thuajse të papërfillshëm, sipas raportit të Freedom House, ku vihet theksi tek probleme të trashëguara si korrupsioni, shteti ligjor, liria e medias dhe qeverisja demokratike.

Vlerësimin më të lartë e ka marrë aktivizimi i shoqërisë civile, ku theksohet rritja e numrit të organizatave joqeveritare, kapaciteteve të tyre organizative dhe qëndrueshmërinë financiare, si dhe mjedisin ligjor e politik në të cilin funksionojnë ato.

Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshin disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik, pavarësinë e sektorit të drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.

Kur i referohet rajonit, raporti i Freedom House përmend presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për të cilët thotë se kapën shtetet përkatëse, duke i kthyer ato në mekanizma për të forcuar partitë e tyre në pushtet.

Për marrjen e presidencës serbe, raporti thotë se Aleksandar Vuçiq përdori strategji të njëjtë si presidenti rus, Valdimir Putin duke kaluar kompetencat nga Kryeministria në Presidencë.

Top Channel