Një markë spanjolle veshjesh ka menduar se në pranverën e këtij viti të gjithë duhet të veshim një qese plastike në vend të bluzave apo këmishave.

Balenciaga prezantoi në Paris një bluzë të gjelbër me material të njëjtë si qeset plastike me të cilat bëhet pazar. Kjo qese ka të shkruar emrin e markës në pjesën e pasme me shkronja të arta.

Ndoshta për këtë arsye kushton plot 800 euro.

Plastika është në modë kohët e fundit. Edhe marka Celine po shet një çantë plastike që kushton 500 euro, ndërsa trendi po përhapet edhe te Chanel, që ka sjellë çizme transparente plastike.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel