Hervin Çuli do të vijojë të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, ky është vendimi i marrë në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave, drejtuar nga zv/kryeministrja Senida Mesi.

Me propozimin e Ministres së Kulturës, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i besuar edhe një mandat të dytë Hervin Çulit.

Mandati i dytë i Hervin Çulit në krye të Teatrit Kombëtar vjen në një kohë kur debatet për shembjen apo jo të godinës së TK.

Ndërsa shumë artistë kanë dalë kundër planit të qeverisë për ta shembur godinën, vetë Çuli ka mbështetur idenë e një ndërtimi tërësisht të ri.

Top Channel