Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, deklaroi sot në Beograd se kontesti për emrin e Maqedonisë do të ketë një epilog kompromisi.

I pyetur për kontestin e Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, ai tha do të shkojë në Ohër për të diskutuar për këtë çështje.

“Çelësi për zgjidhjen e këtij problemi është realizmi, pragmatizmi dhe të kuptuarit se kemi nevojë për kompromise nga të cilat do të përfitojnë të dyja palët. Shpresoj që palët të kuptojnë këtë gjatë negociatave”, tha ai.

Top Channel