Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, shpresat për Manchester Cityn ishin të vakta për të kaluar Liverpoolin, por pas një pjese të parë në avantazh të një goli, skuadra e drejtuar nga Guardiola po shpresonte për dy gola në pjesën e dytë.

Megjithatë, po ashtu si në ndeshjen e parë, egjiptiani Salah ndëshkon Manchester Cityn, duke barazuar shifrat menjëherë me nisjen e pjesës së dytë.

Një gol që vret shpresat e “qytetarëve”, pasi tashmë i duhet një fitore 5-1 për të kaluar në gjysmëfinale.

Top Channel