Vlerësimi i talenteve, Vllaznia nënshkruan me dy futbollistë të Akademisë

09/04/2018 23:26

Vllaznia është një fidanishte talentesh dhe kjo nuk ka më diskutim, por shpesh yjet shkodranë kanë ndriçuar në klube të tjera.

Kjo pasi te shkodranët jo rrallë ka munguar organizimi, duke bërë që të mos i kushtohet vëmendja dhe hapësira e duhura talenteve që spikatin në ekipet e moshave.

Gjithsesi, në kuadër të riorganizimit, edhe Vllaznia po punon shumë për t’i trajtuar mirë lojtarët e rinj dhe për të përfituar më pas prej tyre, si në fushë, edhe financiarisht.

Kjo gjë duket edhe me veprimin më të fundit të klubit shkodran, që ka firmosur kontratë profesioniste me dy prej talenteve të Akademisë, mbrojtësin Egzon Shimaj dhe sulmuesin Kamelio Palushani.

Top Channel