Gara e dytë e Formulës 1 të këtij sezoni dhuroi spektakël, befasi, por edhe zhgënjime.

Më poshtë po japim notat e protagonistëve kryesorë, të asaj që rezulton të jetë vetëm prova e dytë e rikthimit të Ferrarit, e sidomos të pilotit gjerman 4 herë kampion bote, që kërkon me çdo kusht të sfidojë kampionin e katërfishtë britanik, Hamilton.

FOTO GALERI
1/12
Vettel: 10 - Një udhëtim i vetmuar, heroik, por garën e 200 të zhvilluar në Formulën 1, gjermani me siguri do t’ua tregojë edhe nipërve. Dukej si një shëtitje, por u kthye në një “ecje” në buzë të greminës. Sebastian, i vetëm mposhti “demonët e argjendtë” i drejtuar nga një “mur magjik”. Plot 39 xhiro me gomat e buta thuajse të shkatërruara është njësoj si të mbyllës një maratonë me këmbët zbathur. Një njeri “i hekurt”, apo një “luan” në shkretëtirë.

Top Channel