Trajneri i Liverpool refuzoi të pranojë rolin e favoritit në vigjiljen e sfidës së kthimit të çerekfinaleve në Ligën e Kampioneve.

Fitorja e thellë 3-0 në “Anfild Roud”, i jep një avantazh të dukshëm “Reds” në llogaritë kundër Manchester City-t. Por të martën në mbrëmje në “Etihad Stadium”, Klopp kërkoi përqendrim maksimal.

“Nuk jam i interesuar në rolin e favoritit. Jemi thjesht në avantazh të përkohshëm ndaj City-t madje më mirë sesa e kisha parashikuar. Por ka ende punë për të bërë dhe duhet të kujtojmë që humbëm 5-0 në këtë stadium në nisjen e sezonit. Cilësia e Manchester City-t është e dukshme. Ka trajnerin më të mirë në botë dhe për këtë do të jetë kampioni i këtij viti në Premier Lig”, tha Jurgen Klop.

Enigma më e madhe te Liverpool është ajo që rrethon sulmuesin Mohamed Salah. Futbollisti egjiptian, që është dhe lojtari më efikas i “Reds” këtë sezon, ka një dëmtim në muskujt e kofshës dhe nuk dihet nëse do të aktivizohet të martën.

Top Channel