Messi apo Cristiano? Jo, driblimi fantastik është i Jessica Silvës (Video)

09/04/2018 13:04

Jessica Silva habiti të gjithë tifozët e futbollit me një driblim të mrekullueshëm, që do ta kishin zili edhe yje si Messi apo Cristiano.

Futbollistja portugeze, e cila luan për Levanten në Spanjë, e shokoi kundërshtaren e saj me një lëvizje mahnitëse, duke ia kaluar topin mes këmbëve.

23-vjeçarja është një nga talentet më të mëdha të futbollit femëror.

Top Channel