Oqeani është një kufi shkencor, teknologjik, ekonomik dhe gjeopolitik. Nga 2015 deri në 2030 ekonomia detare botërore do të rritet nga 1.5 në 3 trilionë dollarë, sipas OECD, falë mundësive në rritje të burimeve të ripërtëritshme në det, bioteknologjisë detare, akuakulturës, naftës thellë në det shtratit detar.

Megjithatë, ne e dimë se oqeani është nën presion nga efektet kumulative të vepriemeve të shumta njerëzore, duke përfshirë acidifikimin, deoksigjenimin, humbjen e habitateve, mbi-shfrytëzimin e peshkut të egër, kimikateve dhe plastikës.

Deri në vitin 2050, nëntë miliardë njerëz do të jetojnë në Tokë, me popullsi të përqendruar dhe në rritje më të shpejtë në rrafshinat bregdetare të ulëta dhe qytetet e mëdha të ndjeshme ndaj përmbytjeve.

Njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të kthehen në det dhe në rajonet bregdetare për vendet ku jetojnë dhe për ushqim, energji dhe ilaçe të reja dhe produkte natyrore të së ardhmes.
Raporti i Future of the Sea Foresight thotë se deri në 2025 mbeturinat plastike të oqeanit do të trefishohen. Është koha që njeriu të rilidhet me detin, ku është jeta e vërtetë në tokë, dhe ndoshta aty ka nisur. Por nga duhet filluar? Si fillim oqeani duhet të bëhet i dukshëm. Megjithëse askush nuk jeton në Mars, Hënë apo Afërditë, ato janë të përcaktuara mirë me hartë, ndërsa fundi i detit, që është shtëpia e 90% nga 2 milionë specie ujore ende nuk ka një hartë. Newsweek shkruan se shpesh thuhet që nuk mund ta menaxhosh nëse nuk e mat, por njësoj është edhe rasti të thuhet se nëse nuk e mat, nuk e vlerëson.

Pra nisja e matjes dhe hartës ujore është jetësorë. Programi Seabed 2030, vlerëson se një varke do ti duheshin 1 mijë vjet për të hartuar hartën e oqeanit me të njëjtin rezolucion si Marsi. Por disa anije së bashku mund ta bëjnë, dhe kosto është vetëm sa një mision në Mars.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel